Brand Developer
Evapify është një kompani globale me bazë në Poloni, e specializuar në distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike (Vapes) dhe produkteve alternative të nikotinës. Kompania operon në rajon dhe ka zyrën qendrore në Prishtinë. Aktualisht, jemi në kërkim të një Brand Developer/e energjik/e dhe proaktiv/e për t'iu bashkuar ekipit tonë në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes së brendeve në portofolin tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
Zhvillimi dhe implementimi i aktiviteteve për rritjen e brendit;
Zgjerimi i prezencës dhe listimeve të produkteve në pika të reja shitjeje;
Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët dhe Key Account. Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zhvillim të kategorisë;
Monitorimi i performancës së produkteve, shitjeve, listimeve dhe aktiviteteve promocionale;
Vizita të rregullta në terren dhe monitorimi i ekspozimit/pamjes së produkteve në pika;
Koordinimi me ekipet e Sales, Marketing;
Përgatitja e raporteve dhe analizave periodike mbi performancën e brendit;
Kontribut në planifikimin dhe implementimin e fushatave, promocioneve dhe aktiviteteve për zhvillimin e brendit.
Kërkesat kryesore:
Përvojë në Sales, Brand Development, Marketing, ose pozita të ngjashme;
Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
Aftësi për të zhvilluar dhe menaxhuar marrëdhënie me klientë/partnerë;
Aftësi analitike dhe orientim ndaj rezultateve;
Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të pavarur të detyrave;
Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
Patentë shoferi – Kategoria B;
Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.