Specialist IT MIS
Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT MIS, pranë Departamentit IT , për Zyrën Qendrore. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinieri apo fusha të ngjashme; Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme; Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit; Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet; Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj; Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup; Përvoja në bankë, institucion financiar do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet); Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht; Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës: Të analizojë më hollësi nevojat e biznesit për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznesit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit. Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznesit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse. Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e biznesit.