INFERMIER/E
Gjermani, ofrohen vende pune për INFERMIER/E nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur. Elite Jobs International, ka ekskluzivitetin për nga partnerët tanë në Gjermani, për të rekrutuar Infermierë/e nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia në spitale të ndryshme. INFERMIERË TË LICENSUAR për t'iu bashkuar spitaleve në Gjermani. Përgjegjësitë kryesore: Më Poshtë janë vetëm disa prej detyrave kryesore: Të vëzhgojë dhe vlerësojë pacientët në cdo kohë; Të administrojë plane gjithëpërfshirëse të kujdesit infermieror për pacientët duke ndjekur me përpikmëri trajtimet dhe medikamentet; Të monitorojë dhe raportojë simptomat dhe ndryshimet në statusin e pacientit; Të bashkëpunojë me ekipin mjekësor për statusin e pacientit; Të mbajë të dhëna të plota dhe të sakta të pacientit. Kërkesat e profilit: Diplomë në Infermieri dhe license si infermier/e; Minimumi 1 vit eksperiencë në specialitete të ndryshme. Të keni mbrojtur Gjermanishten në nivel B1; Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup; Nëse ju zotëroni dhe plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të punoni dhe jetoni në Gjermani Atëherë ne ju Mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentat e tyre të listuara më poshtë në adresën: nurses@elitejobs.org 1- CV në Gjermanisht 2- Diploma dhe Licensa të përkthyera dhe të noterizuara 3- Certiikata e mbrojtjes së gjuhës 4- Fotokopje e pasaportës Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale". Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.