INXHINIER/E ZYRE (QA/QC)
VIBTIS sh.p.k. , kompani e fokusuar në projektimin, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit, po zgjeron ekipin dhe kërkon: 📍 INXHINIER/E ZYRE (QA/QC) 🔹 PËRGJEGJËSITË • Përpunon projektet e zbatimit dhe përgatit detajet teknike të nevojshme për kantierin. • Kontrollon vizatimet, projektet dhe dokumentacionin teknik të ardhur, si dhe kujdeset për sistemimin dhe administrimin e tyre. • Verifikon përputhshmërinë e projekteve me preventivat përkatës dhe dokumentacionin kontraktual. • Përpunon volumet e punimeve, detajon librezat e masave dhe përgatit situacionet mujore. • Asiston në hartimin, përditësimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve, si dhe në përgatitjen e raporteve të progresit. • Harton relacione teknike dhe shkresa zyrtare, si dhe ndjek komunikimin teknik me institucionet përkatëse. • Organizon dhe sistemon dokumentacionin teknik për dorëzime, kolaudime dhe arkivim, përfshirë përpilimin e dosjes së objektit. • Kryen inspektime periodike në terren për të ndjekur ecurinë e punëve dhe përgatit raportime për drejtuesit. • Asiston në përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik për pjesëmarrje në procedura të ndryshme tenderimi. • Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas kërkesave të menaxherit. 🔹 KËRKESAT • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodezi ose fusha të ngjashme. • Minimumi 3 vite eksperiencë si Inxhinier/e QA/QC ose në një rol të ngjashëm në projekte ndërtimi. • Eksperienca në sektorin Ujësjellës–Kanalizime përbën avantazh. • Pjesëmarrja në projekte të financuara nga institucione ndërkombëtare përbën avantazh. • Njohuri mbi procedurat teknike dhe ligjore të sektorit të ndërtimit. • Aftësi në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.