← All jobs
MEGATEK S.A · Tiranë, Albania

Specialist IT

onsite

Qëllimi i Pozicionit Të sigurojë funksionimin e pandërprerë të sistemeve dhe infrastrukturës IT të kompanisë, duke ofruar mbështetje teknike të shpejtë dhe efektive për përdoruesit, si dhe duke kontribuar në mirëmbajtjen, përmirësimin dhe sigurinë e sistemeve teknologjike të MEGATEK. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore Ofrimi i mbështetjes teknike për punonjësit dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software; Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve IT; Diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave të rrjetit, kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve periferike; Administrimi dhe mirëmbajtja bazë e sistemeve dhe infrastrukturës IT; Monitorimi dhe mirëmbajtja e rrjetit lokal dhe pajisjeve të komunikimit; Instalimi dhe përditësimi i programeve dhe aplikacioneve të nevojshme; Dokumentimi dhe ndjekja e problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera; Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar vijueshmërinë e proceseve të punës; Respektimi i procedurave të sigurisë së informacionit dhe politikave të kompanisë. Kualifikimet dhe Aftësitë: Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme; Përvojë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm; Njohuri të mira në mirëmbajtjen dhe administrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve IT; Njohuri në administrimin dhe konfigurimin e rrjeteve kompjuterike; Njohuri në sistemet operative Windows dhe paketën Microsoft Office; Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike; Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj shërbimit ndaj përdoruesit; Përgjegjshmëri, organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup; Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik. Çfarë ofron Megatek Mundësi për t'u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe në zhvillim; Ambient profesional dhe bashkëpunues; Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional; Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.