← All jobs
Derand Hotel · Prishtinë, Kosovo

Specialist i IT-së

full timeonsiteTCP/IPLANWANWi-FiDHCPDNSVLANbackupCCTV

Specialisti i IT-së është përgjegjës për funksionimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike të Hotel Derand, duke përfshirë rrjetin kompjuterik, serverët, pajisjet e rrjetit, sistemet dhe pajisjet teknologjike të hotelit, si dhe ofrimin e mbështetjes teknike për stafin. Qëllimi kryesor i pozitës është të sigurojë që sistemet teknologjike të hotelit të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, të sigurt dhe pa ndërprerje. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: Menaxhimi i rrjetit (Networking): Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të internetit dhe rrjetit të brendshëm të hotelit. Konfigurimi dhe mirëmbajtja e routerëve, switch-eve, access point-eve, firewall-eve dhe pajisjeve të tjera të rrjetit. Monitorimi i performancës dhe stabilitetit të rrjetit. Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të lidhjes në internet dhe në rrjetin e brendshëm. Menaxhimi i rrjeteve Wi-Fi të hotelit, përfshirë rrjetin për mysafirë dhe rrjetin e brendshëm për staf. Sigurimi i ndarjes dhe mbrojtjes së rrjeteve sipas nevojave të hotelit. Menaxhimi i serverëve dhe infrastrukturës IT: Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve fizikë dhe virtualë të hotelit. Monitorimi i performancës, kapacitetit dhe funksionimit të serverëve. Menaxhimi i përdoruesve, llogarive dhe të drejtave të qasjes. Kryerja dhe kontrolli i kopjeve rezervë (backup) të të dhënave. Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike që lidhen me serverët dhe sistemet e hotelit. Sigurimi i vazhdimësisë së shërbimeve kritike IT. Sistemet teknologjike të hotelit: Mbështetje teknike për sistemet informatike dhe softuerët që përdoren në hotel. Mbështetje për sistemin e menaxhimit të hotelit (PMS) dhe sistemet e lidhura me të. Mbështetje për sistemet e recepcionit, rezervimeve, faturimit dhe pagesave, në bashkëpunim me ofruesit përkatës. Mbështetje dhe mirëmbajtje të pajisjeve të POS-it dhe pajisjeve të tjera të lidhura me sistemet e hotelit. Bashkëpunim me kompanitë dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve IT për instalime, mirëmbajtje dhe zgjidhje të problemeve. Pajisjet kompjuterike dhe teknike: Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve, telefonave IP dhe pajisjeve të tjera IT. Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software. Instalimi dhe përditësimi i sistemeve operative dhe programeve të nevojshme. Mbajtja e evidencës së pajisjeve IT dhe kontrolli i gjendjes së tyre. Sigurimi që pajisjet e stafit të jenë funksionale dhe të konfiguruara sipas nevojave të punës. Siguria e informacionit: Zbatimi i masave bazë të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së sistemeve IT. Menaxhimi i qasjeve dhe autorizimeve të përdoruesve. Monitorimi i aktiviteteve të dyshimta dhe raportimi i incidenteve të sigurisë. Përditësimi i sistemeve dhe aplikimi i masave të nevojshme për mbrojtjen nga viruset, malware dhe kërcënimet e tjera. Ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave dhe informacioneve të hotelit. Mbështetja teknike për stafin: Ofrimi i asistencës teknike për punonjësit e hotelit. Zgjidhja e problemeve teknike që paraqiten gjatë punës së stafit. Konfigurimi i llogarive të reja, email-eve dhe qasjeve në sistemet e hotelit. Udhëzimi i stafit për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve teknologjike. Sistemet e sigurisë dhe pajisjet e tjera: Mbështetje teknike dhe monitorim i funksionimit të sistemeve CCTV, kontrollit të qasjes dhe pajisjeve të tjera elektronike të hotelit. Bashkëpunim me kompanitë e specializuara për mirëmbajtjen dhe servisimin e sistemeve të sigurisë. Identifikimi dhe raportimi i menjëhershëm i defekteve që mund të ndikojnë në sigurinë ose funksionimin e hotelit. Dokumentimi dhe mirëmbajtja: Mbajtja e dokumentacionit teknik për rrjetin, serverët, pajisjet dhe sistemet IT. Dokumentimi i konfigurimeve kryesore dhe ndryshimeve të bëra në infrastrukturën IT. Mbajtja e evidencës për ndërhyrjet teknike, defektet dhe zgjidhjet e aplikuara. Planifikimi i mirëmbajtjes preventive të pajisjeve dhe sistemeve IT. PËRGJEGJËSITË: Funksionimin sa më të qëndrueshëm të infrastrukturës IT të Hotel Derand; Sigurinë dhe mirëmbajtjen e rrjetit dhe serverëve; Mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave të hotelit; Zgjidhjen në kohë të problemeve teknike; Mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve IT; Konfidencialitetin e të gjitha të dhënave dhe informacioneve që i nënshtrohen qasjes së tij gjatë ushtrimit të detyrës. KËRKESAT PËR POZITËN: Diplomë universitare ose arsimim profesional në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme; Përvojë pune në administrimin e rrjeteve dhe serverëve; Njohuri të mira në TCP/IP, LAN, WAN, Wi-Fi, DHCP, DNS dhe VLAN; Njohuri në administrimin e serverëve dhe sistemeve operative; Njohuri në sistemet e backup-it dhe sigurisë së informacionit; Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të reaguar shpejt ndaj problemeve teknike; Përvojë në sektorin hotelier përbën përparësi.